Huliganët e qëlluan me thikë një polic në Tiranë, 18 të tjerë i lënduan

  • S.A /
  • 25 May 2022 - 12:55
Huliganët e qëlluan me thikë një polic në Tiranë, 18 të tjerë i lënduan

Policia shqiptare ka dhënë sot detaje rreth incidenteve që ndodhën dje në Tiranë, ku pati përplasje në mes të tifozëve holandezë dhe të atyre italianë me policinë e shtetit. Zëvendës drejtori i policisë, Albert Dervishaj ka njoftuar se 19 policë kanë mbetur të lënduar, e njëri prje tyre madje është qëlluar me thikë.

“Dje një grup tifozësh të Feyenoordit kanë lëvizur drejt stadiumit për t’u përplasur me ata të Romës. Policët kanë tentuar t’i ndalojnë tifozët holandezë, por ata i kanë goditur policët me shishe, gurë e sende të forta. Po ashtu, edhe tifozët e Romës kanë qëlluar me gurë e shkopinj. Janë plagosur 19 punonjës të policisë, njëri prej tyre është plagosur me thikë. Janë dëmtuar dhe 4 makina”, theksoi drejtori i përgjithshëm i policisë.

“U shoqëruan 48 tifozë të Romës dhe 12 të Feyenoord, iu sekuestruan leva dhe thika. Sot në mëngjes u deportuan drejt Italisë 80 tifozë huliganë, do ndiqen edhe penalisht” shtoi Dervishaj. 

https://www.facebook.com/watch/policiashtetitshqiptar/

(Kosova Sot Online )