Lot gëzimi të Leaos me familjarët e tij pasi e fitoi titullin e kampionit me Milanin

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 15:19
Lot gëzimi të Leaos me familjarët e tij pasi e fitoi titullin e kampionit me Milanin

Rafael Leao ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Milanit në sezonin që sapo përfundoi.

“Rossoneri” u shpallën kampionë të Italisë pas 11 vjetësh pritjeje, ndërsa ylli portugez e dha një kontribut të jashtëzakonshëm.

Madje, në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos i realizoi tre gola

E pas lojës, sulmuesi i Kuqezinjve shkoi për të festuar me familjarët.

Dhe, në bazë të pamjeve, futbollisti ofanziv shihet me lot në sy, bashkë me familjarët e tij, siç mund ta shihni në video.

Leao është sot njëri prej lojtarëve më të mirë në Itali dhe tashmë kanë nisur ta kërkojnë klubet e mëdha evropiane.

Megjithatë, përfaqësuesi portugez është i vendosur për të qëndruar në “San Siro”, ku synon ta fitojë Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)