Vajza e Guardiolës e festoi titullin e Man Cityt me gruan e De Bruynet

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 15:32
Vajza e Guardiolës e festoi titullin e Man Cityt me gruan e De Bruynet

Vajza e Pep Guardiolës, Maria dhe gruaja e Kevin de Bruyne, e kanë festuar së bashku titullin e kampionit të Anglisë, të cilin e fituan më të dashurit e tyre.

“Citizens” festoi për herë të katërt në pesë sezonet e fundit të Premierligës, ndërsa Maria ishte njëra prej protagonisteve në festime

Fillimisht, e bija e Guardiolës e postoi një fotografi së bashku me familjarët e saj duke festuar në stadium.

“Familja më e bukur”, “Gjithmonë së bashku”, ka shkruar ajo, duke vazhduar me një postim tjetër.

“Katër nga pesë ligat!! Shumë, shumë krenare!!!. Gjithmonë më i miri”, duke ia dedikuar këtë postim babait të saj trajner dhe klubit nga “Etihad Stadium”.

E pas kësaj, ajo e ka vazhduar ndejën së bashku me gruan e De Bruynet, siç mund ta shihni në këtë fotografi. 

(Kosova Sot Online)