Tregu i zi i biletave, tifozët holandezë: Shqiptarët kërkojnë deri në 650 euro, kemi vetëm 200

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 15:57
Tregu i zi i biletave, tifozët holandezë: Shqiptarët kërkojnë deri në 650 euro, kemi vetëm 200

Dy tifozë holandezë, të mbërritur në Tiranë për të ndjekur finalen e Conference League mes Feyenoord dhe Roma, thonë për mediat e vendit të tyre se kanë gjetur shifra të larta në tregun e zi, sa i përket biletave, njoftojnë mediat shqiptare.

52-vjeçari Huig van Duijn dhe 55-vjeçari Gerrit van Velzen thanë në një intervistë për median holandeze trouë.nl se po kërkonin në rrugët e Tiranës për bileta dhe çmimet që kishin gjetur varionin nga 500 deri në 650 euro, por limiti që ata duan të shpenzojnë është 200 euro.

“Ne thjesht donim të ishim këtu, të përjetonim këtë moment, për qejf. Nëse nuk do të arrijmë të blejmë biletë për një çmim të arsyeshëm, atëherë do të marrim nga një birrë dhe do ta shohim ndeshjen diku tjetër”, thotë Van Duijn.

Ndonëse një natë më parë në Tiranë pati disa episode dhune mes tifozëve të të dy skuadrave, Van Dujin tregon përvojën e tij, pasi udhëtoi përmes Pizës për në Shqipëri.

“Kishte shumë tifozë të Romës në avionin tonë, por asgjë për t’u shqetësuar”, tregon ai.

Më herë në terren, raportuan se tifozët e Feyenoord po kërkonin bileta dhe disa prej tyre ishin të gatshëm të paguanin edhe 2000 euro për një.

(Kosova Sot Online)