Totti flet për Marash Kumbullën dhe për finalen Roma – Feyenoord

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 19:24
Totti flet për Marash Kumbullën dhe për finalen Roma – Feyenoord

Finalja e parë dhe historike e Ligës së Konferencës do të zhvillohet sonte në “Air Albania Stadium”.

Në finale do të përballen Roma dhe Feyenoordi

Në këtë ndeshje nuk ka se si të mungojë legjenda e klubit italian, Francesco Totti.

Ish-futbollisti italian për “Top Channel” ka thënë se në një ndeshje finale gjithçka mund të ndodhë.

“Si tifoz i Romës do të preferoja që të fitonte Roma, por është një ndeshje finale dhe gjithçka mund të ndodhë. Finalja është një ndeshje shumë e vështirë. Le të lutemi që ta fitojë Roma por më mirë mos të themi gjë përpara, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Roma ka 31 vite pritje për një finale evropiane, një kohë edhe më e gjatë pa trofe ndërkombëtarë”, tha ai.

Totti foli edhe për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën, i cili aktivizohet te skuadra e Romës.

“Kumbulla është një lojtar vërtet shumë i mirë, sa herë është aktivizuar ka dhënë maksimumin, prandaj mund të them se është një lojtar i rëndësishëm dhe një lojtar i domosdoshëm për ekipin. Për këtë arsye çdo skuadër në Itali do ta donte”, shtoi legjenda e Romës.

Kujtojmë se finalja mes Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online)