Eskalon situata para fillimit të finales Roma – Feyenoord, tifozët përplasen sërish me policinë

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 20:09
Eskalon situata para fillimit të finales Roma – Feyenoord, tifozët përplasen sërish me policinë

a nisur ende ndeshja finale mes Romës dhe Feyenoordit, po shënohen incidentet e para të kësaj mbrëmje.

“BalkanWeb” ka publikuar një video ku shihen se tifozët e skuadrës holandeze përplasen me policinë.

Siç shihet edhe nga pamjet, policia shqiptare ndaloi një tifoz holandez dhe në atë moment u futen “ultrasit” duke u përplasur me policinë.

Kujtojmë se ndeshja mes Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Air Albania Stadium”.

Ndeshja në fjalë është historike, pasi është finalja e parë e garës së Ligës së Konferencës.

(Kosova Sot Online)