Stadiumi në Tiranë nuk i zuri, tifozët e Romës e mbushin stadiumin e tyre në Itali

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 22:31
Stadiumi në Tiranë nuk i zuri, tifozët e Romës e mbushin stadiumin e tyre në Itali

Roma e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 1:0 ndaj Feyenoordit në finalen e Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë dhe historike e kësaj gare po zhvillohet në “Air Albania Stadium”

Stadiumi në Tiranë nuk i zuri të gjithë tifozët e Romës, të cilët këtë ndeshje janë duke e ndjekur nga stadiumi i tyre në “Olimpico”.

Edhe “Olimpico” është mbushur nga romakët, të cilët kanë krijuar një atmsoferë fantastike.

E atmosfera u elektrizua edhe më shumë në minutën e 32-të, kur Nicolo Zaniolo e kaloi Romën në epërsi.


(Kosova Sot Online)