Roma triumfon në finalen historike, e mposht Feyenoordin në “Air Albania Stadium”

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 23:04
Roma triumfon në finalen historike, e mposht Feyenoordin në “Air Albania Stadium”

Roma ka triumfuar në finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.

Në “Air Albania Stadium”, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0

Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Të dy skuadrat deri në fund regjistruan edhe disa raste shënimi, mirëpo gola të tjerë nuk pati.

Kësisoj, trofeu i parë i sezonit të parë të Ligës së Konferencës shkon te skuadra nga kryeqyteti italian, Roma. 


(Kosova Sot Online)