Dritës i dështoi organizimi në Gjilan, skena ishte bërë gati për ta festuar trofeun e Kupës

  • S.A /
  • 27 May 2022 - 08:25
Dritës i dështoi organizimi në Gjilan, skena ishte bërë gati për ta festuar trofeun e Kupës

upa e Kosovës në futboll do të mbetet në qytetin e Podujevës, me Llapin që ka triumfuar për herën e dytë radhazi në këtë garë. Llapjanët në finale mposhtën Dritën me rezultatin 1:2.

Ndërkohë, përkundër investimeve të shumta, Drita e mbylli sezonin pa ndonjë trofe të fituar, por do të garojë në kualifikimet e Conference League.

Në një video të publikuar nëpër rrjetet sociale, shihej se si në Gjilan ishte bërë gati skena për ta pritur ekipin e Dritës dhe për ta festuar trofeun e Kupës së Kosovës.

Por, pas humbjes, ky organizim shkoi huq.

Ndryshe, Batatina sonte u bë trajneri i parë në histori që e fitoi trofeun e Kupës dy herë radhazi.

(Kosova Sot Online )