Napoli mendon për të ardhmen, zyrtarizon 2 goditjet e reja në merkato

  • A.P /
  • 27 May 2022 - 15:31
Napoli mendon për të ardhmen, zyrtarizon 2 goditjet e reja në merkato

Pasi mbylli kampionatin duke siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Champions League, Napoli po tregohet shumë aktiv në merkato për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Është zyrtarizuar blerja e Mathias Olivera dhe në të njëjtën kohë klubi i De Laurentiis ka njoftuar se do të blejë kartonin e André Frank Zambo Anguissa, që ishte huazuar nga Fulham për 400 mijë euro në gusht të vitit 2021.

Pas një sezoni bindës, Napoli ka vendosur që të aktivizojë të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit, që ishte fiksuar në 15 milionë euro të ndara në tri vite.

(Kosova Sot Online)