Klubi i njohur planifikon rikthimin e Suarezit në Premierligë

  • A.P /
  • 27 May 2022 - 17:48
Klubi i njohur planifikon rikthimin e Suarezit në Premierligë

Luis Suarez mund të rikthehet sërish në Premierligë.

Me përfundimin e sezonit në La Liga, mori fund edhe aventura e ish-sulmuesit të Barcelonës me Atletico Madridin

E ardhmja e tij ende nuk është konfirmuar, teksa zyrtarisht kontrata e tij skadon më 30 qershor.

“The Telegraph” ka raportuar këtë të premte se Aston Villa ka shprehur interesim për uruguaianin.


Klubi anglez thuhet se po shqyrton mundësinë e nënshkrimit me 34-vjeçarin si lojtar të lirë.

Ish-bashkëlojtari i Suarezit te Liverpooli, Steven Gerrard, mund të ketë ndikim në realizimin e këtij nënshkrimi.

Gerrard është trajner te skuadra e Aston Villas. 

(Kosova Sot Online)