Kurtulus e fshin nga “Instagrami” edhe foton ku thoshte se krenohej që luan për Kosovën

  • A.P /
  • 27 May 2022 - 19:50
Kurtulus e fshin nga “Instagrami” edhe foton ku thoshte se krenohej që luan për Kosovën

Disa javë më parë, të luante për Kosovën dhe si kapiten i U21 ishte një nder për të. Megjithatë, duket se çdo gjë tani ka marrë kahje tjetër.

Edvin Kurtulus ka vendosur ta braktisë ekipin e Kosovës dhe ta përfaqësojë Suedinë.

Kjo u konfirmua edhe sot nga Kosova në konferencë për media

Kurtulus deri sot, disa orë më herët, mbante në profilin e tij në “Instagram” fotografi me fanellë të Kosovës.

Në një foto të publikuar javë më herët, si kapiten i U21, ai krahas fotos, shkruante: “Gjithmonë një nder”.

Por, tani kjo më për të nuk vlen. Ai ka fshirë çdo fotografi dhe çdo gjë tjetër që e lidhte me Kosovën.

Në llogarinë e tij në “Instagram” tani mund të shohim vetëm fotografi me skuadrën e tij suedeze, Hammarby, dhe fotografi të tjera të tij personale.

Edvin Kurtulus më herët e kishte fshirë nga biografia e tij edhe informatën se luan te Kosova.

(Kosova Sot Online)