Njoftim zyrtar nga Suedia: Edvin Kurtulus dëshiron të përfaqësojë Suedinë, Andersson shprehet i lumtur me vendimin e lojtarit

  • 27 May 2022 - 20:27
Njoftim zyrtar nga Suedia: Edvin Kurtulus dëshiron të përfaqësojë Suedinë, Andersson shprehet i lumtur me vendimin e lojtarit

Kombëtarja e Suedisë ka konfirmuar se Edvin Kurtulus ka zgjedhur për të përfaqësuar ngjyrat e këtij shteti.

Përzgjedhësi i suedezëve, Janne Andersson, ka thënë se është i lumturi që futbollisti nga Kosova ka zgjedhur Suedinë

“Unë dhe Edvini kemi biseduar dhe kemi bërë një bisedë të mirë. Tani që ai është përzgjedhur për skuadrën A të Kosovës, atij i është dashur të bëjë një zgjedhje se cilën kombëtare dëshiron të përfaqësojë në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që është Suedia që ka zgjedhur”, tha ai.

(Kosova Sot Online)