Lexoni edhe:
Zyrtarja e BE-së nis iniciativë për liberalizim vizash për Kosovën, përkrahet edhe nga Lunacek: Ju lutem nënshkruajeni
Sot do të zhvillohet ndeshja që do të përcaktojë skuadrën pjesëmarrëse në Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm. Vushtrria është skuadra që synon rikthimin në elitë, kurse Malisheva mbetjen aty.Këto dy skuadra do të përballen sot mes vete në ndeshjen e barazhit të Superligës.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Vushtrria deri këtu erdhi pasi mposht Lirinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, teksa sezonin e kishte mbyllur në pozitën e dytë në Grupin B të Ligës së Parë.
Kurse, Malisheva e mbylli sezonin si e teta në renditjen tabelare në Superligë.
(Kosova Sot Online )