Chelsea lëshon komunikatë zyrtare, konfirmon arritjen e marrëveshjes përfundimtare për shitjen e klubit

  • S.A /
  • 28 May 2022 - 11:09
Chelsea lëshon komunikatë zyrtare, konfirmon arritjen e marrëveshjes përfundimtare për shitjen e klubit

Chelsea lëshon komunikatë zyrtare, konfirmon arritjen e marrëveshjes përfundimtare për shitjen e klubit Chelsea ka njoftuar se ka përfunduar procesi i shitjes së klubit. Klubi nga Londra tashmë edhe zyrtarisht është bërë me pronar të rinj. Grupi i udhëhequr nga Todd Boehly do të jenë në krye të “Bluve” nga tash e tutje.

“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është arritur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital. Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën”, thuhet në njoftim.

Chelsea gjithashtu bëri të ditur se informatat tjera rreth kësaj marrëveshje do të zbulohen në vazhdim. 

(Kosova Sot Online )