Elhami Shabani e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

  • S.A /
  • 28 May 2022 - 11:15
Elhami Shabani e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Elhami Shabani ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij, pas sakrificës shumëvjeçare në karate.

Ai ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë “Gaziantep 2022”.

Shabani medaljen e fitoi në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Karateisti kosovar mposhti 2:1 boshnjakun, Hamza Turulijan.

(Kosova Sot Online )