Humbjet e fundit i kanë nga njëri-tjetri, sa finale dhe trofe kanë Liverpooli dhe Reali në LK?

  • S.A /
  • 28 May 2022 - 12:37
Humbjet e fundit i kanë nga njëri-tjetri, sa finale dhe trofe kanë Liverpooli dhe Reali në LK?

Dyzetenjë vjet pas përballjes së tyre në qytetin e bukur të Parisit, Liverpool dhe Real Madrid do të takohen sërish në kryeqytetin francez. Kësaj radhe, këto dy skuadra do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22. Skuadra angleze dhe ajo spanjolle ishin takuar në finale të kësaj gare edhe më 27 maj të vitit 1981. Edhe finalja e atij viti ishte luajtur në Paris, por në stadiumin “Parc des Princes”. Ajo ndeshje ishte fituar 1:0 nga “Të Kuqtë”. Në atë kohë gara quhej “Kupa Evropiane”.Për Real Madridin ishte hera e tretë që pësonte humbje në finale, por e fundit që nga ajo kohë.“Los Blancos” kanë qenë 16 herë në finale të Ligës së Kampionëve (Kupës Evropiane) – 13 prej tyre i kanë fituar, kurse vetëm tri i kanë humbur.

Pra, për Real Madridin sonte do të jetë finalja e 17-të në histori të klubit. Rezultatet e Real Madridit nga 16 finalet. Në anën tjetër, për Liverpoolin sonte do të jetë finalja e dhjetë. Nga nëntë finalet paraprake, skuadra angleze ka triumfuar në gjashtë prej tyre, teksa kanë humbur në tri. Edhe “Të Kuqtë” humbjen e fundit në finale e kanë nga Real Madridi – 3:1 ishte rezultati i finales së sezonit 2017/18. Rezultatet e Liverpoolit nga 9 finalet: Mbetet të shihet sonte se cili do të jetë rezultati nga përballja finale e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Stade de France”. 

(Kosova Sot Online