Sa para fitoi Real Madridi pas triumfit në Ligën e Kampionëve?

  • A.P /
  • 29 May 2022 - 17:40
Sa para fitoi Real Madridi pas triumfit në Ligën e Kampionëve?

Të shtunën mbrëma, Real Madridi e fitoi për herë të 14-të trofeun e Ligës së Kampionëve.

Në finalen e edicionit 2021/22, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e mposhti 1:0 Liverpoolin.

Përveç trofeut, rekordit dhe vazhdimit të dominimit të plotë në këtë garë, Real Madridi sigurisht që siguroi edhe fitime të mëdha në aspektin financiar.

Klubi spanjoll në total ka fituar 119.81 milionë euro (bruto) në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Nga vijnë këto para që do t’i marrë Real Madridi?

36.4 milionë euro i takojnë klubit falë pozicionimit në vendin e parë në renditjen historike të UEFA-s.

15.64 milionë i takojnë për pjesëmarrje në fazën e grupeve, 15.07 milionë për fitoret në garë, 9.6 milionë për kualifikim në raundin e 16-të, 10.6 milionë për arritje në çerekfinale, 12.5 milionë për arritje në gjysmëfinale, 15.5 milionë për arritje në finale dhe së fundi, 4.5 milionë euro për shpalljen kampion të Evropës.

(Kosova Sot Online)