Neymari iu përgjigjet kritikëve të Messit

  • S.A /
  • 30 May 2022 - 08:23
Neymari iu përgjigjet kritikëve të Messit

Lionel Messi i ka dëshpëruar tifozët me paraqitjet e tij në sezonin 2021/22. Ylli argjentinas i realizoi 11 gola dhe i bëri 14 asistime në 34 ndeshje sa i zhvilloi me Paris Saint-Germainin. Sidoqoftë, ai mori kritika për sezonin që e kaloi. E në krahë 34 vjeçarit tash i ka dalë bashkëlojtari i tij, Neymar, me të cilin kishte luajtur së bashku edhe në Barcelonë. “Leo i kaloi disa vite në Barcelonë, është e vështirë për t’u adaptuar këtu. Është e vështirë të ndryshosh ekip, qytet. Ai nuk erdhi vetëm, por me familjen, e cila po ashtu duhet të adaptohet. Gjuha është po ashtu ndryshe. Ka shumë faktorë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi brazilian në një intervistë për “Canal Football Club”. “Është po ashtu stili i lojës së ekipit dhe lojtarët që nuk e kuptojnë mënyrën se si luan ai. Pra, të gjitha këto janë përcaktuese. Leo, Kylian Mbappe dhe unë jemi lojtarë që gjithmonë jemi gjykuar për paraqitjet tona, për statistikat, për titujt e fituar dhe për gjithçka”, përfundoi Neymar.

Leo Messi do ta ketë mundësinë të përmirësohet në sezonin e dytë që do ta zhvillojë në Paris.

E në ndërkohë spekulohet se shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që po vjen pasi nuk po ndihet rehat në “Parkun e Princave”. 

(Kosova Sot Online )