Bostoni e eliminon Miamin, shkon në finale të NBA-së

  • S.A /
  • 30 May 2022 - 08:59
Bostoni e eliminon Miamin, shkon në finale të NBA-së

Bostoni është rikthyer në finale të NBA-së për herë të parë që nga viti 2010. Celtics e mposhtën Miamin në ndeshjen e shtatë finale të Konferencës me rezultat 100:96, për ta prerë një biletë për në finalen e madhe. Jayson Tatum e udhëhoqi ekipin e tij me 26 pikë të realizuara, ndërsa Jaylen Broyn e Marcus Smart i shtuan nga 24 sosh, për ta çuar përpara Bostonin. Miami u afrua në fund në vetëm -2 pikë, por Celtics e menaxhuan mirë situatën në sekondat e fundit për ta fituar lojën me 4 pikë epërsi. Jimmy Butler e kreu më së miri punën ofanzive për Miamin duke e mbyllur lojën me 35 pikë, ndërsa luajti gjatë tërë ndeshjes.Por, Butlet i vetëm nuk mund të bënte më shumë për Heat.

Me fitoren e Bostonit, Ime Udoka u bë trajneri i parë “rookie” në histori të NBA-së që triumfon dy herë pas 7 ndeshjesh. Bostoni në fakt e kishte eliminuar Milwaukee Bucks pas shtatë ndeshjesh në gjysmëfinale të Konferencës Lindore. E në finalen e NBA-së, Celtics do të përballen me Golden State Warriors. Dueli i parë në mes tyre do të zhvillohet të enjten në San Francisco. 

(Kosova Sot Online )