Barça i ofron 32 milionë euro për Lewandowskin, kjo është përgjigja e Bayernit

  • S.A /
  • 30 May 2022 - 11:01
Barça i ofron 32 milionë euro për Lewandowskin, kjo është përgjigja e Bayernit

Barça i ofron 32 milionë euro për Lewandowskin, kjo është përgjigja e Bayernit. Bayern Munichu e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Robert Lewandowskin. Gjiganti katalunas është i gatshëm t’i paguajë 32 milionë euro për kartonin e sulmuesit polak. Por, mediumi gjerman “Kicker” raporton se gjiganti bavarez e ka refuzuar këtë ofertë. Gjithnjë sipas këtij mediumi, kampioni gjerman synon ta mbajë lojtarin edhe për një sezon, nëse nuk gjen zëvendësues të tij. Lojtari më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA, e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Allianz Arena” dhe destinacioni i tij i preferuar është “Camp Nou”.

Megjithatë, Bayerni po reziston pasi po dëshiron ta mbajë atë edhe një vit, kur edhe do t’i skadonte kontrata dhe do të largohej si lojtar i lirë më 2023.Lewa ndërkohë në kokën e tij i ka idetë e qarta rreth së ardhmes.Ai është i vendosur për ta provuar një eksperiencë të re dhe Barcelona është një ëndërr e kamotshme e përfaqësuesit polak. 

(Kosova Sot Online )