Shqipëria mban seancën e radhës stërvitore, vazhdon të ketë mungesa në grumbullim

  • S.A /
  • 30 May 2022 - 11:29
Shqipëria mban seancën e radhës stërvitore, vazhdon të ketë mungesa në grumbullim

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në ditën e katërt të stërvitjes, ndërsa është grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kobeve ndaj Islandës në udhëtim, Izraelit në shtëpi dhe miqësoren me Estoninë. Armando Broja ende nuk është bashkuar në grumbullimin e “kuqezinjve”, ndërsa pritet që t’i bashkohet grupit në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Estonisë, pasi thuhet se është i infektuar me Covid-19. Në stërvitjen e kësaj të hëne mungon Elhan Kastrati, i cili për çështje proceduriale për pasaportën ka udhëtuar drejt Italisë. Vendin e Kastratit në stërvitje e ka zënë portieri Angelo Tafas, i cili është pjesë e kombëtares U-21, por këto ditë është stërvitur me përfaqësuesen e parë. Ndërkohë, Giacomo Vrioni pritet që t’i bashkohet ekipit kombëtar  ditën e nesërme, ndërsa duhet theksuar se ai ka fituar ‘Këpucën e Artë’ në kampionatin austriak, ku ka shënuar 19 gola për ekipin e WSG Tirol.

Odise Roshi është stërvitur në mënyrë individuale për shkak të disa probleme fizike, megjithatë gjasat janë që ai të jetë i gatshëm për përballjen me Islandën. Ndërkohë nesër do të luhet një test miqësor brenda grupit në “Niko Dovana”.

Skuadra do të stërvitet deri më 3 qershor, pasi më pas do të niset për në Island, ku do të luajë ndeshjen e parë, për Ligën e Kombeve. 

(Kosova Sot Online )