Kosova vazhdon me përgatitjet për ndeshjet e qershorit

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 20:23
Kosova vazhdon me përgatitjet për ndeshjet e qershorit

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas pushimit të djeshëm iu kanë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros, që zhvillohet më 2 qershor në Larnaca.

Përveç stërvitjeve të zakonshme, në ditën e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur të zhvillojë edhe një ndeshje testuese, duke i ndarë lojtarët në dy ekipe.

Për këtë ndeshje u ftuan edhe katër lojtarët e Kombëtares U21, Leard Sadriu, Valon Zumberi, Ilir Krasniqi dhe Qendrim Zyba.

(Kosova Sot Online)