Sahiti shprehet entuziast për grumbullimin e parë me Kosovën

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 20:51
Sahiti shprehet entuziast për grumbullimin e parë me Kosovën

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas pushimit të djeshëm iu kanë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros, që zhvillohet më 2 qershor në Larnaca.

Pas seancës së sotme stërvitore, Emir Sahiti ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës

Ai nuk e ka fshehë entuziazmin e tij në grumbullimin e parë me Kombëtaren.

“Është ndjenjë e mirë ta përfaqësoj Kosovën. Është grumbullimi im i parë dhe do të mundohem ta jap maksimumin. Shihet që ka cilësi në ekipin e Kosovës. Kemi bërë katër ditë stërvitje së bashku dhe po ndjehemi mirë pas sezoneve të mira që kemi pasur me skuadrat tona. Shpresojmë në fitore ndaj kundërshtarëve tanë. Me Hajdukun fituam Kupën dhe jam grumbulluar te Kosova me një motiv të madh. Shpresoj ta ndihmoj Kosovën. Tifozët ‘Dardanët’ janë lojtari i 12-të për ne dhe besoj se do të kemi përkrahje të madhe e neve na mbetet t’ua kthejmë me fitore”, ka thënë Sahiti.

Pas ndeshjes me Qipron, Kosova më 5 qershor e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” më 9 qershor e presin edhe Irlandën e Veriut, kurse më 12 të muajit të ardhshëm do ta vizitojnë Greqinë. 

(Kosova Sot Online)