Gjithçka që duhet të dini para finales Itali – Argjentinë

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 23:00
Gjithçka që duhet të dini para finales Itali – Argjentinë

Italia (kampione e Kampionatit Evropian “Euro 2020”) dhe Argjentina (kampione nga Kupa e Amerikës) do të përballen mes vete javën tjetër.

Ndeshja finale e quajtur “Finalissima” vije pas marrëveshjes mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it. Këto dy shtëpi futbolli do të jenë organizatore të kësaj ndeshje

Kjo ndeshje finale do të zhvillohet më 1 qershor, në stadiumin “Wembley” të Londrës nga ora 20:45.

Kjo do të jetë hera e tretë në histori që një Kombëtare kampione nga Evropa do të takohet me Kombëtaren kampione nga Amerika e Jugut.

Në vitin 1985, Franca kishte mposhtur Uruguain 2-0 në Paris, dhe tetë vjet më vonë Argjentina mposhti Danimarkën me penallti në Argjentinë.

Italia dhe Argjentina kanë filluar me përgatitjet për këtë ndeshje, e cila pritet që të jetë tejet interesante. 

(Kosova Sot Online)