Benzema zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Champions

  • S.A /
  • 31 May 2022 - 13:11
Benzema zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Champions

Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve.

Këtë vendim e ka marrë paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s.

Benzema është bërë lojtari i parë francez që e fitoi Këpucën e Artë të Ligës së Kampionëve në epokën e re të kësaj gare.

Francezi e shfaqi një formë të jashtëzakonshme duke e ndihmuar Real Madridin ta fitojë titullin e 14-të të kampionit evropian.

Ky njëherësh ishte i pesti për ish-futbollistin e Lyonit, i cili e mbylli sezonin me 15 gola të shënuara këtë edicion në Champions.

Ai shënoi edhe në finalen e Parisit ndaj Liverpoolit, por goli iu anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Benzema po shkon me hapa të sigurt drejt fitimit të Topit të Artë, të parit në karrierë.

(Kosova Sot Online )