Shteti serb nuk lejon ekipet e Kosovës të kalojnë kufirin

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 17:25
Shteti serb nuk lejon ekipet e Kosovës të kalojnë kufirin

Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20, që do të zhvillohet në Rumani.

Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu do të përfaqësojnë Kosovën në konkurrencën e femrave, kurse Erion Bajrami dhe Albi Macula tek meshkujt

Ekipet e Kosovës u nisen drejt Rumanisë mbrëmë, por rruga e tyre nuk ka shkuar siç duhet.

Kontigjenti kosovar u detyrua të ndërrojë rrugën, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin.

Pas kësaj, “Dardanët” u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në Rumani.

(Kosova Sot Online)