Arsenali vazhdon me interesimin për Tielemansin

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 18:50
Arsenali vazhdon me interesimin për Tielemansin

Youri Tielemans do të largohet nga Leicester City në afatin kalimtar të verës. Kështu ka raportuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas gazetarit italian, Arsenali është ende i interesuar për shërbimet e mesfushorit belg

Klubi nga Londra nuk ka ndryshuar planet dhe Tielemans është ende objektiv i tyre.

Romano bëri të ditur se një marrëveshje nuk është e afërt, pasi negociatat do të marrin pak kohë.

Për 25-vjeçarin kanë shprehur interesim edhe dy klube të tjera.

Kontrata e Tielemansit me Leicester Cityn skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)