“Messi është ndoshta më i miri në botë, është si Maradona”

  • S.A /
  • 01 June 2022 - 08:47
“Messi është ndoshta më i miri në botë, është si Maradona”

Roberto Mancini e ka ngritur në qiell Lionel Messin para përballjes në mes të Italisë dhe Argjentinës sonte në ndeshjen “Finalissima”, ku do të përballet kampioni aktual evropian me atë të Amerikës së Jugut. Trajneri italian e ka pranuar se i frikësohet yllit argjentinas para ndeshjes së sontme, e cila do të luhet në stadiumin “Wembley” të Londrës duke filluar nga ora 20:45. Selektori italian ka kërkuar nga lojtarët e tij që ta monitorojnë nga afër shtate herë fituesin e Topit të Artë”.

“Sipas meje, ai është ndoshta lojtari më i mirë në botë. E kemi pasur mundësinë ta shihnim Maradonën për disa vite këtu në Itali dhe mendoj se Messi është sikur ai. Është njëri prej lojtarëve më të mirë në histori. Këtë sezon nuk ka shënuar shumë (11 gola në 34 ndeshje), me gjasë për shkak se e ka ndërruar ekipin pas 20 vjetësh në Barça. Ndonjëherë nevojitet kohë. Por, mendoj se ende është më i miri dhe duhet ta shikojmë me kujdes pasi mund ta ndryshojë rrjedhën e lojës për vetëm një sekondë”, deklaroi trajneri italian.

Italia do të luajë në një stadium ku ka mbresa të mira pasi e kishte mposhtur Anglinë aty në finale të Evropianit vitin e kaluar

(Kosova Sot Online )