Man Utd e konfirmon largimin e një tjetër futbollisti

  • A.P /
  • 01 June 2022 - 17:20
Man Utd e konfirmon largimin e një tjetër futbollisti

Futbollisti i Manchester Unitedit, Jesse Lingard do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në fund të qershorit.

Kjo u konfirmua para pak minutash nga vet klubi përmes një komunikate për media

Ky është largimi i dytë i sotëm nga “Djajtë e Kuq” të cilët më herët gjatë ditës e konfirmuan se edhe Paul Pogba do të largohet nga klubi në fund të këtij muaji.

Lingard një periudhë ishte i huazuar te West Ham United gjatë pjesës së dytë të sezonit 2020/21, duke shënuar nëntë herë në 16 ndeshje për të ndihmuar skuadrën e David Moyes për një vend në Europa League.

(Kosova Sot Online)