Zhegrova emocionon të gjithë: E mora numrin 9 për nder të Fadil Vokrrit, fitoren ia dedikoj atij

  • A.P /
  • 02 June 2022 - 20:56
Zhegrova emocionon të gjithë: E mora numrin 9 për nder të Fadil Vokrrit, fitoren ia dedikoj atij

Kosova e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Qipros.

Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale, duke i siguruar pikët e plota dhe një nismë të mbarë të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, Zhegrova tha se e kishte fanellën me numrin 9 sot për nder të legjendës Fadil Vokrri dhe fitoren ia dedikoi atij.

“Gjithë lojtarët kemi dhanë maksimumin ta fitojmë këtë ndeshje. Cdoherë mundohem ta jap maksimumin, qoftë me gola apo asiste. Jam i kënaqur me Lille. Kam punuar shumë dhe do të punoj deri sa t’i arrij majat. Sot e kam pasë fanellën me numrin 9, për nder të legjendës Fadil Vokrri. Këtë fitore ia dedikoj atij”, u shpreh Zhegrova.

(Kosova Sot Online)