Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, kualifikohet në finale

  • S.A /
  • 03 June 2022 - 13:32
Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, kualifikohet në finale

Distria Krasniqi ka vazhduar me performancë të mirë sot në Grand Slamin e Tbilisit. Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë. Kështu, Krasniqi kualifikohet në finale, aty ku do të përballet me xhudisten hungareze, Reka Pupp. Distria ishte e jashtëzakonshme sot, duke treguar performanca të larta në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ajo në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti brazilianen, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria tregoi edhe njëherë fuqinë e saj, duke e mposhtur holandezen, Naomi Van Krevel.

Kujtojmë se Distria Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova në këtë Grand Slam.

(Kosova Sot Online )