Mbyllet marrëveshja, Mkhitaryan kalon te Interi

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 19:03
Mbyllet marrëveshja, Mkhitaryan kalon te Interi

Henrikh Mkhitaryan do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se reprezentuesi i Armenisë ka arritur marrëveshje me nënkampionin italian

Sipas gazetarit italian, tani ka mbetur vetëm që Mkhitaryan të kryej testet mjekësore dhe pastaj të zyrtarizohet kjo lëvizje.

33-vjeçari ka vendosur të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Interin.

Ai donte të luante në Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse ai ka refuzuar mundësinë për të rinovuar me Romën.

(Kosova Sot Online)