Postimi i La Ligas për Muriqin: “Pirati”, hero i Mallorcas

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 20:02
Postimi i La Ligas për Muriqin: “Pirati”, hero i Mallorcas

Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë për muajin maj në La Liga.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë muajit maj regjistroi katër paraqitje për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll

Nga këto katër paraqitje në muajin e kaluar, Muriqi shënoi një gol dhe ndihmoi skuadrën e tij me dy asistime.

28-vjeçari ishte ndër futbollistë kryesorë të Mallorca, e cila në fund e siguroi edhe mbijetesën në La Liga.

Faqja zyrtare e La Ligas në “Instagram” ka publikuar një fotografi të Vedat Muriqit, teksa ka treguar se ai e ka fituar çmimin “Lojtari i Muajit”.

“Një PIRATË vendimtar, hero i Mallorcas. Vedat Muriqi është lojtari më i mirë i muajit maj në LaLiga Santander!”, thuhet në postimin e La Ligas. 

(Kosova Sot Online)