Në Suharekë festë e madhe për titullin e kampionit të fituar nga Ylli

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 21:33
Në Suharekë festë e madhe për titullin e kampionit të fituar nga Ylli

KB Golden Eagle Ylli arriti që të shpallet kampion për të dytin vit radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic e fitoi titullin duke e mposhtur 3:1 në serinë finale

 Shaqir Palushi, i cili tha se nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbrohet titulli i kampionit.

“Sigurisht që ka emocione të përziera, pas fitores së mbrëmshme. Nuk ka qenë e lehtë. Por, ky është vetëm fillimi se kompania jonë dhe gjithë sponsorët e tjerë do të vazhdojnë ta mbështesin edhe më fuqishëm ekipin tonë në mënyrë që këtu të festohet çdo vit”, tha fillimisht ai.

“Natyrisht që sporti është sport dhe është vështirë të parashikohet. Por, ne do të bëjmë maksimumin sepse e kemi për obligim ndaj qytetarëve dhe tifozerisë që vazhdimisht të sjellim trofe në qytetin tonë”, shtoi Palushi.

I pari i klubit kampion të Kosovës tha se do të bëjnë përpjekje maksimale për të ruajtur bazën e ekipit.

(Kosova Sot Online)