Danimarka fiton me përmbysje në udhëtim te Franca

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 22:46
Danimarka fiton me përmbysje në udhëtim te Franca

Danimarka e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Danezët kanë shënuar fitore me përmbysje ndaj Francës, në ndeshjen e raundit të parë në kuadër të Grupit A1 në Ligën A.

Ndeshja e zhvilluar në “Stade de France” ka përfunduar me rezultatin 1:2

Karim Benzema kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e 51-të, por kjo epërsi nuk u ruajt nga kampioni në fuqi botëror.

Danezët përmbysen gjithçka në minutat 68 dhe 89, falë dy golave të shënuara nga Andreas Cornelius.

Danimarka me tri pikë renditet e dyta në grup, aq sa ka edhe Austria si e para.

Franca dhe Kroacia me nga zero pikë ndajnë pozitat tre dhe katër. 

(Kosova Sot Online)