Ish-mbrojtësi i Chelseat i nënshtrohet një operacioni në zemër

  • S.A /
  • 04 June 2022 - 10:58
Ish-mbrojtësi i Chelseat i nënshtrohet një operacioni në zemër

Ish-mbrojtësi i Brazilit, Alex tha se ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në fillim të kësaj jave.

39-vjeçari u tërhoq nga sporti në vitin 2016 pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme duke luajtur për Chelsea, PSV Eindhoven, Paris Saint-Germain dhe AC Milan. Ish-klubi i Alex, Santos postoi në kanalet e tij të mediave sociale një video të ish-mbrojtësit në një spital në një vend të pazbuluar teksa ai shërohej.

“Kam ardhur këtu për të mohuar raportet që thonë se kam pasur një atak në zemër. Kam gjetur një problem (shëndetësor) para disa ditësh, mjekët vendosën të më bëjnë një operacion bypass. Kisha katër arterie të bllokuara”, tha Alex.

(Kosova Sot Online )