Pique dhe Shakira e konfirmuan ndarjen, por tani del një problem i madh

  • G.G /
  • 04 June 2022 - 14:10
Pique dhe Shakira e konfirmuan ndarjen, por tani del një problem i madh

Pique dhe Shakira tashmë përfundimisht i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Përmes një njoftimi, ata e konfirmuan ndarjen dhe kërkuan ta respektojnë privatësinë e tyre.

“Na vjen keq që konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, që është prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Ju falënderoj për mirëkuptimin”, ishin fjalët e tyre.

Edhe pse nuk u martuan kurrë, gjë që është një problem më pak, ka gjëra që duhet t’i zgjidhin dhe kujdestaria e djemve të tyre Milan dhe Sasha është çështja kryesore që duhet zgjidhur.

Sipas mediave të huaja asnjëri prej tyre nuk kërkon para nga tjetri, por do të ketë probleme sa i përket kujdestarisë së dy fëmijëve.

Pasi u njoftua për ndarjen e mundshme të çiftit në fillim të javës, duket se Shakira dëshiron të shkojë në një vend tjetër, gjë që do ta bëjë, por me fëmijët e saj.

Kjo është situata që do të shkaktonte probleme, pasi futbollisti nuk dëshiron të ndahet nga fëmijët e tij, pasi ata kanë qenë gjithë jetën në Barcelonë dhe ndryshimi i shtetit mund t’i prekë dhe nuk e sheh të nevojshme. 

(Kosova Sot Online)