FFK tregon se me çka lejohet e çka nuk lejohet hyrja në stadium për ndeshjen me Greqinë

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 15:21
FFK tregon se me çka lejohet e çka nuk lejohet hyrja në stadium për ndeshjen me Greqinë

Me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Greqi, të dielën më 5 qershor 2022, Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për publikun.

FFK ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që kanë siguruar bileta që të kenë parasysh respektimin e disa rregullave për ta pasur sa më të lehtë qasjen në stadium:

Pulisic e mendon largimin, dy klubet e mëdha italiane interesohen për të -…

1.Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për automjetet, ndërsa këmbësorëve ju lejohet lëvizja.

2.Ju rekomandojmë që ardhja në stadium të bëhet më së voni një orë para ndeshjes, për shkak të arsyeve si vijon:

-Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e dytë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për mos lejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse.

Gjërat e palejuara përfshijnë:
*Mjetet piroteknike
*Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
*Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
*Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
*Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh
*Ombrella
*Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
*Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj).
*Kamera profesionale dhe video kamera
*Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
– Ata të cilët nuk posedojnë bileta nuk do ta kenë mundësinë të ofrohen tek hyrja në portat ku bëhet kontrolli dhe leximi i biletave.

3. Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejoj parkimin në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).

4.Me datë 05.06.2022, nuk lejohet operimi me dron.
Kërkojmë nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat, në të kundërtën mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.

(Kosova Sot Online)