Kosova mundet nga Irlanda, përfundon e dyta në grups

  • G.G /
  • 04 June 2022 - 16:23
Kosova mundet nga Irlanda, përfundon e dyta në grups

Kosova në 3×3 në konkurrencën e meshkujve ka pësuar humbje nga Irlanda me rezultat 21:13.

Dardanët përfunduan në vendin e dytë në Grupin A, me një fitore dhe një humbje.

Si Kosova, ashtu edhe Irlanda kishin mundur Shqipërinë më herët gjatë ditës së sotme.

Pas një fillimi të barabartë 2:2, irlandezët me një seri prej 8:0, kalojnë në epërsi 10:2, megjithatë djelmoshat kosovarë arritën të ngushtojnë shifrat në 16:12, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe pësuan 21:13.

Kosova përfundoi e dyta në grup dhe të dielën do të ketë edhe një ndeshje eliminatore.

(Kosova Sot Online)