Kosova do ta kërkojë sonte fitoren e parë ndonjëherë ndaj Greqisë

  • A.P /
  • 05 June 2022 - 13:34
Kosova do ta kërkojë sonte fitoren e parë ndonjëherë ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kampanjën e re në Ligën e Kombeve.

Pas fitores 2:0 ndaj Qipros, “Dardanët” tash do të kenë punë me Greqinë, në Grupin 2 të Ligës C

Dhe, Greqia është kundërshtari me të cilin është përballur më së shpeshti ekipi Verdhekaltër që prej pranimit në UEFA dhe në FIFA.

Vedat Muriqi me shokë janë ballafaquar plot katër herë deri tash me grekët, ndaj të cilëve nuk kanë dhe aq statistika të mira.

Tri ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë, kurse një duel e kanë fituar grekët.

Pra, Kosova nuk ka fituar asnjëherë ndaj Greqisë.

Trupa e Alain Giresse do të mundohet ta thyejë këtë tabu sonte me një fitore eventuale ndaj tyre në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E pas një jave, këto dy Kombëtare do ta zhvillojnë ndeshjen e tyre të gjashtë, me Kosovën që do të luajë në udhëtim.

“Dardanët” dhe grekët vijnë nga fitoret e regjistruara në xhiron e parë ndaj Qipros respektivisht Irlandës së Veriut

Kosova synon ta fitojë grupin e saj dhe më pas ta kërkojë kualifikimin në Kampionat Evropian.

Për ta shijuar këtë, duhet ta fitojë krejt Ligën C

(Kosova Sot Online)