Mane e zbulon klubin e tij të zemrës, flet edhe për Bayernin e Barcelonën

  • A.P /
  • 05 June 2022 - 15:00
Mane e zbulon klubin e tij të zemrës, flet edhe për Bayernin e Barcelonën

Sadio Mane aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Senegalit, me të cilën e mposhti Beninin 3:1.

Ndërkohë, mediat e huaja vazhdimisht po spekulojnë për të ardhmen e sulmuesit këmbëshpejtë, i cili ka vendosur të largohet nga Liveerpooli gjatë verë që po vjen.

30 vjeçari është intervistuar në “zona-mix” pas ndeshjes, ndërsa është ndalur të flasë për të ardhmen e tij

Sulmuesi senegalez po pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian, por s’ka vendosur ende për të ardhmen.

Ndërkohë, ai e ka zbuluar megjithatë klubin e tij të zemrës.

“Si Bayerni, ashtu edhe Barcelona s’janë opsione të këqija. Por, skuadra e zemrës sime është Marseille”, ka thënë Mane.

Gjiganti bavarez thuhet se është më së afërmi për ta transferuar sulmuesin afrikan, por së fundmi në garë është futur edhe Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)