Kosova 3×3 i përfundon garat me humbje

  • A.P /
  • 05 June 2022 - 16:20
Kosova 3×3 i përfundon garat me humbje

Kosova 3×3 ka përfunduar garat edhe në konkurrencën e meshkujve.

Ekipi i Kosovës është mundur nga Luksemburgu 10:19, duke përfunduar garat në FIBA Europe Cup.

Djelmoshat kosovarë e filluan më mirë ndeshjen me një epërsi prej tre pikësh, 5:2, e më pas edhe 8:3, por më pas kishte një rënie.

Këtë e shfrytëzoi Luksemburgu duke barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar në epërsi 8:11 dhe 9:16, ndërsa në fund pësoi 10:19.

Kjo humbje ishte ndeshja e fundit e Kosovës në FIBA Europe Cup

(Kosova Sot Online)