Saliba e konfirmon dëshirën e tij për të qëndruar te Arsenali

  • A.P /
  • 05 June 2022 - 17:10
Saliba e konfirmon dëshirën e tij për të qëndruar te Arsenali

William Saliba ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar te Arsenali.

Qendërmbrojtësi nënshkroi me londinezët në verën e vitit 2019, por nuk bëri asnjë paraqitje zyrtare për skuadrën

Saliba këtë sezon e kaloi si i huazuar te Marseille, teksa në dy sezonet e kaluara ishte i huazuar te Saint-Etienne dhe Nice.

Megjithatë, reprezentuesi francez ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë të Arsenali dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë.

“Unë i përkas Arsenalit, më kanë mbetur edhe dy vite. Do të kthehem me Arsenalin. Nuk kam luajtur asnjë ndeshje dhe dua t’u tregoj atyre fytyrën time të vërtetë dhe të kem mundësinë të luaj për këta tifozë dhe këtë klub të madh”, tha ai për “Telefoot”.

Kurse, për kohën e kaluar te Marseille, Saliba shtoi: “Një fjalë për të përshkruar sezonin tim? E habitshme, apo magjike. Është sezoni im i parë i plotë, doja të tregoja kush jam. Është një vlerësim vërtet pozitiv dhe jam i kënaqur me sezonin tim”.

Kujtojmë se 21-vjeçari u zgjodh si “Lojtari më i mirë i vitit” në Ligue 1.

William Saliba ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 30 qershor 2024. 

(Kosova Sot Online)