Griezmann s’ka shënuar gol qe gjashtë muaj

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 14:47
Griezmann s’ka shënuar gol qe gjashtë muaj

Antoine Griezmann po kalon nëpër momentet më të errëta të karrierës.

Futbollisti francez nuk ka shënuar gol qe gjashtë muaj, që prej 6 janarit, kur realizonte në Copa del Rey ndaj Rayo Majadahonda në “Wanda Metropolitano”.

Sulmeusi francez ishte lënduar më pas në derbin e Madridit pas një ndërhyrjeje të Dani Carvajalit.

Nga ajo kohë vuajti nga një tërheqje muskulore dhe e kaloi një muaj e gjysmë jashtë fushës së blertë.

U rikthye më pas më 23 shkurt në lojën e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit.

Francezi luajti 15 minuta, pro nuk ishte në gjendje të shënonte, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”

Nga ajo kohë ai ka “agjëruar” dhe kanë kaluar 20 ndeshje që kur s’ka shënuar gol.

17 prej tyre me Atletico Madridin dhe tri të tjera me Kombëtaren e Francës.

Griezmann është i huazuar në Atletico nga Barcelona, e cila po synon ta shesë përfundimisht kartonin e tij.

Ai do ta kalojë edhe një vit në formë huazimi në kryeqytetin spanjoll.

Dhe, nëse i luan së paku 45 minuta në 50 për qind të ndeshjeve të edicionit tjetër, Reali duhet t’i paguajë 40 milionë euro për ta blerë kartonin e lojtarit. 

(Kosova Sot Online)