Milner rinovon kontratën me Liverpoolin

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 16:42
Milner rinovon kontratën me Liverpoolin

James Milner ka zgjatur kontratën me Liverpoolin.

Klubi anglez ka njoftuar sot zyrtarisht për marrëveshjen e arritur me mesfushorin anglez.

Milner me “Të Kuqtë” ka zgjatur kontratën edhe për një tjetër sezon.

36-vjeçari në “Anfield Road” u transferua në vitin 2015.

Ish-mesfushori i Manchester Cityt me Liverpoolin ka regjistruar 289 paraqite, teksa ka shënuar 26 gola.

Gjatë kësaj kohe, James Milner ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës, Kupën FA dhe Kupën Carabao. 

(Kosova Sot Online)