“Bad News Eagles” marrin ftesë në garë me vlerë prej 130 mijë dollarësh

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 14:04
“Bad News Eagles” marrin ftesë në garë me vlerë prej 130 mijë dollarësh

Ekipi kosovar, “Bad News Eagles”, do të marr pjesë në turneun e lojës CS:GO – “REPUBLEAGUE”, ku çmimi kryesor i këtij turneu është 130 mijë dollarë.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe ekipe tjera të njohura si “Imperial”, “Eternal”, “Entropiq”, “NIP”, “FNATIC”, “forZe” dhe “1WIN”, teksa tetë ekipet tjera do të mësohen së shpejti.

Me disa nga këto ekipe janë përballur më herët djemtë nga Kosova, teksa në turneun e fundit “PGL Major” humben nga skuadra e “Imperial” e cila do të jetë po ashtu në këtë turne.

Turneu “REPUBLEAGUE” do të nis sezonin e tretë nga data 7 qershor e do të jetë deri më 29 qershor.

Ndërsa, orari dhe kundërshtari i “BNE”-së ende nuk është mësuar.

(Kosova Sot Online)