Kosova e humbi sot kontribuuesin e madh të basketbollit Agim Dushin

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 14:58
Kosova e humbi sot kontribuuesin e madh të basketbollit Agim Dushin

Sporti kosovar e ka marrë një lajm të zi sot.

Kontribuuesi i madh i basketbollit kosovar, Agim Dushi ka ndërruar jetë.

I ndjeri njihet si një ish-basketbollist i shquar, i cili në vitet e 70-ta ishte lojtar i KB Elektrokosova, derisa më pas ishte gjyqtar shumëvjeçar në liga të ndryshme jugosllave.

Pas Mithat Belegut, ai konsiderohet si gjyqtari më i mirë që e ka pasur Kosova në shekullin e kaluar në basketboll

Në vitin 1980 e fitoi thirrjen e gjyqtarit federativ në Jugosllavi dhe për gati një dekadë ka mbi 30 ndeshje në Ligën e Parë Federative, ndër më të fortat në Evropë, në atë kohë. Në total ka qenë gjyqtar në rreth 150 ndeshje të rangjeve federative në Jugosllavi, meshkuj e femra.

Pas luftës, ai kontribuoi në zhvillimin dhe masivizimin e basketbollit, por edhe sportit në përgjithësi, si biznesmen i suksesshëm, duke përkrahur klube të ndryshme.

Sportistët, klubet, Federatat dhe Komiteti Olimpik e kanë konsideruar këtë si një humbje të madhe dhe ju kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

(Kosova Sot Online)