Tifozi shpërthen në lot pasi takohet me yllin senegalez, Sadio Manen

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 19:27
Tifozi shpërthen në lot pasi takohet me yllin senegalez, Sadio Manen

Sadio Mane është një prej futbollistëve që ka dëshmuar gjithmonë se është njeri me zemër të madhe jashtë fushave të lojës.

Sulmuesi i Liverpoolit së fundmi është takuar me një tifoz senegalez, të cilit nuk po i besohej se me kë u takua

Tifozi në fjalë shpërtheu në lot pasi u takua me yllin e Kombëtares së vendit të tij.

Nga video duket se Mane mori edhe një kontakt nga tifozi, me të cilin mund të takohet sërish në të ardhmen.

30-vjeçari njihet si një person që i ka ndihmuar shumë vendit të tij, Senegalit.

(Kosova Sot Online)