Sulmuesi i Irlandës së Veriut: Duam t’i marrim tri pikë në Kosovë

  • S.A /
  • 08 June 2022 - 10:12
Sulmuesi i Irlandës së Veriut: Duam t’i marrim tri pikë në Kosovë

Sulmuesi i Irlandës së Veriut, Shayne Lavery insiston se ai me shokë janë të vendosur ta heqin frustrimin e tyre në Kosovë pas përballjes së të enjtes me “Dardanët” në Prishtinë. Kjo Kombëtare humbi nga Greqia në ndeshjen e parë të Grupit 2, Liga C, ndërsa më pas barazoi pa gola me Qipron. Irlanda e Veriut është e mllefosur që lëshoi pikë në këto takime dhe me një fitore eventuale në stadiumin “Fadil Vokrri”, kjo Kombëtare synon ta rikthejë buzëqeshjen. 

 

“Ne duam ta përdorim dhimbjen që e kemi për faktin që nuk e mposhtëm Qipron dhe t’i marrim tri pikë në Kosovë”, deklaroi Lavery.

“Ne ishim të dëshpëruar që nuk arritëm të shënonim në udhëtim. Na mungoi prekja e fundit. Duam t’i përmirësojmë gabimet ndaj Kosovës. Kam besim se fitoret do të vijnë. Kemi lojtarë të talentuar”, vazhdoi futbollisti i Blackpoolit. Ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:45. 

(Kosova Sot Online )